Berisha i PDK-së: “Zajednicë” ka, dilema është nëse ka autonomi
Deputeti i PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se bazuar në deklaratat e ministres së Drejtësisë, Albulena Hxhiu, tash nuk duhet të diskutohet a ka Asociacion ose jo, por se dilema tash është se a ka autonomi ky Asociacion.
Ndërsa, Haxhiu ka thënë se draft-statuti i Asociacionit të Komunave me shumicë serbe nuk do të ketë autonomi për serbët në Kosovë.
“Në bazë të deklarimeve të ministres së Drejtësisë, duhet të flasim për autonomi, jo për Asociacionin, është çështje e kryer. Tash është dilema a ka a sak autonomi. Se Zajedinca apo Asociacion ka. Ky është konstatimi që duhet me nxjerrë”, ka thënë Berisha.
Kurse, sa i përket takimit të liderëve të opozitës me emisarin e BE-së për dialog, Miroslav Lajçak, Berisha ka thënë se edhe nëse u është prezantuar draft-statuti i Asociacionit në takim, nuk është në suaza të logjikës të dilet me një qëndrim se a është në frymë me Kushtetutën.
“Sa i përket qëndrimi të ndieri të PDK-së pas takimit ka qenë në suaza të logjikës se si u duhet të ishin liderët pas atij takimi. Sepse edhe sikur t’ua kanë dhënë krejt draftin ta lexojnë, mund të jetë 24 faqe, që lexohet brenda një kohe të caktuar, unë besoj se është intelektual, është nivel i lartë i përgjegjësisë të mos jepen konstatimet se a është apo nuk është në frymë e kushtetueses… dy liderët e dy partive më të mëdha opozitarë kanë mbajtur qëndrim korrekt”, ka shtuar Berisha.