Berisha i reagon Gërvallës: Po bën fushatë antievropiane
Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha i ka reaguar ministres së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvallës në lidhje me paraqitjen e saj në Londër.
Përmes një postimi në Facaebook, ai ka hedhur kritika në drejtim të Gërvallës duke i thënë se po i ligjëron Evropës për nivel të ulët demokratik dhe vetëdijes politike, duke shtuar se kjo është një fushatë antieuropiane.
Berisha tha se kjo është një fushatë e kryeministrit, Albin Kurti që e ka vazhduar ministrja Gërvalla.
Postimi plotë i Berishës pa ndërhyrje:
Ministrja e MPJD, Donika Gërvalla, në Londër, ka vazhduar fushatën e kryeministrit Kurti, për t’i ligjëruar Europës për nivelin e saj të ulët demokratik dhe të vetëdijës politike.
Kjo fushatë antieuropiane nga zyrtarë të qeverisë së Kosovës, nuk është e panjohur në historinë tonë, një kombinim tragjik i anafalbetizmit të tyre dhe në shërbim të ideologjisë sllavokomuniste.
Armiqësimi me perendimin është një detyrë që mund ta kryejnë tash nga pozitat qeveritare.