Berisha, i shqetësuar për situatën në veri: Fotografitë e policëve dhe të vrarëve s’është dashur të publikohen
Kryetari i Komisionit për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes, Bekë Berisha, ka thënë se e ka përcjell me shqetësim situatën e krijuar në veri.
Ai ka thënë se gjatë aksionit të Policisë e Kosovës nuk është dashur të publikohen në rrejte sociale fotografitë e policëve që ishin në detyrë dhe fotografitë e viktimave.
Këto komente ai ka bërë pas dështimit të mbajtjes së mbledhje së komisionit që drejton në mungesë të kuorumit dhe pas mospjesëmarrjes se ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedonci.
“E kemi përcjell me shqetësim ngjarjen që ka ndodhur. Dua t’i shpreh ngushëllime familjes dhe gjithë kolegëve të tyre. Dua t’i uroj shërim të shpejt policëve të plagosur dhe t’i falënderojë policët për punë dhe detyrat që po i kryejnë me sukses. Policia e Kosovës me shumë mungesa e pa privilegje, me paga të vogla, pa sigurim jetësor e shëndetësor po i kryen detyrat për vendin”.
“Situata në veri nuk ka të bëjë me luftimin e kontrabandës, ajo që po ndodh atje është më e madhe. Ditën kur polica ka qenë në një operacion shumë të ndjeshme, kureshtja e mediave ka qenë e madhe nuk duhet ashtu. Pastaj publikimi i fotove të policëve me snajperë, kjo është shumë gabim. Nuk duhet personale me bë me policinë, ato postime që janë bërë duhet të fshihen. Ky operacion nuk ka qenë hakmarrje. As foto e viktimave nuk është dashur që të postohen”, ka thënë Berisha. /EO