Berisha i tregon Osmanit se kush ka qenë presidenti më i mirë: Ka luftu, e ka shpallë pavarësinë, ka siguri qindra njohje

22 nëntor 2024 | 11:25

Gazetarja Kimete Berisha e ka kritikuar presidenten Vjosa Osmani, e cila dje e ka lavdëruar veten, duke thënë se Kosova nuk ka pasur presidente më të mirë se ajo.

Ajo i ka treguar Osmanit se kush është presidenti më i mirë që e ka pasur Kosova.

Berisha ka thënë se Hashim Thaçi ka qenë presidenti më i mirë që ka pasur vendin.

Në profilin e saj në “Facebook”, ajo ka përmendur kontributin e Hashim Thaçit për Kosovën.

“Aq fort doli sot nga vetvetja sa që mori yrysh dhe tha se kurrë President/e më të ‘mirë’ se ajo s’ka pasur Kosova! Ka pasur, moj! Hashim Thaçi ka luftuar, e ka shpallur pavarësinë e Kosovës, ia ka siguruar qindra njohje Kosovës dhe nuk ia ka dhënë vetes asnjë kompliment!”, ka shkruar Berisha.

Berisha ia ka përmendur Osman jetën luksoze.

“Nëse do të guxonte ta shikonte veten në pasqyre, do të shihte veç angazhime të hatashme për t’u dukur ‘bukur’; do t’i shihte dy shtëpi superluksoze në lagjen e milionerëve! Nëse do të shikohej në dy pasqyre ballë për ballë do ta shihte veten si Presidentja më e pasur e popullit më të varfër në Evropë…”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, ka kritikuar presidenten…