Berisha: Irani dhe Hezbullahu me Hamasin, përgjegjës direkt për agresionin terrorist ndaj Izraelit

07 tetor 2023 | 17:04

Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar ndaj sulmeve të sotme terroriste kundër shtetit të Izraelit.

Ai ka shkruar në “Facebook” se sulmet terroriste të Hamasit, të sponsorizuara direkt nga Irani nëpërmjet organizatës terroriste Hezbollah kundër Izraelit, padyshim besoj se e kanë edhe mbështetjen ruse.

“Akt agresioni direkt mbi Izraelin për të zhvendosur vëmendjen e botës nga agresioni rus kundër Ukrainës. Duke u lutur që të ketë sa më pak viktima e më shumë paqe, Izraeli nuk do të rrijë idiferent për të shpartalluar Hamasin e Hezbollahun, organizata këto terroriste që paraqesin rrezik sistematik për humbjen e jetës së njerëzve! Paqe!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri i Kosovës U21, Afrim Tovërlani ka zbuluar listën e…