Berisha: Ja pse Kurti e Osmani s’po i japin përgjigje Simmonsit për dëshmitë rreth EULEX-it
Ish-koordinatori për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka folur rreth një letre 25 faqëshe që kishte shkuar në zyrën e kryeministrit Albin Kurti, më 3 qershor nga ish-kryetari i gjyqtarëve të EULEX-it, Malcom Simmons.
Në këtë letër, Simmons i flet për një pjesë të dëshmisë së tij për skandalet e kryera nga misioni i BE-së për sundim të ligjit.
Po ashtu, në këtë letër përveç ndikimeve politike, bashkëpunimit të EULEX-it me prokurorinë në Beograd, Simmonsi ka dhënë detaje dhe ka shprehur dilema për punën e Gjykatës Speciale.
Në këtë kontekst, Berisha ka thënë se as Albin Kurti dhe as Vjosa Osmani nuk janë të interesuar që Malcom Simmons të informojë opinionin për skandalet e qëllimshme të një pjese të ndërkombëtarëve në Kosovë.
“Mbi inskenimet me dosje serbe, janë akuzuar shumë luftëtar të UÇK-së, ‘aktakuza’ të cilat para se me u informuar i atakuari janë bërë publike në disa media prosllave, ku pastaj ka filluar gjykimi ne opinion me lloj-lloj linçime e etiketime fyese dhe ofenduese mbi të cilat pastaj Albini, Vjosa e disa të tjerë kanë ngritur karrierën e tyre në politik!!! Do t’i vjen fundi të gjithëve siç i ka ardhur fundi edhe Serbisë në Kosovë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.