Berisha: Jam i kënaqur me punën që po e bëjmë për ndalimin e sulmeve kibernetike

09 nëntor 2020 | 14:26

Koordinatori Nacional për Siguri Kibernetike, Zafir Berisha, ka thwnw se është i kënaqur me punën që po e bëjnë ata si departament i formuar muaj më parë.

Në një shkrim të tij, Berisha, thekson se kanë bërë një strategji për mbrojtje nga sulmet kibernetike për periudhën 2020-2025. “Si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në kudër të MPB nga pozita e zv.minstrit, jam i kënaqur me punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjnë ekspertët e kësaj fushe në MPB dhe institucione tjetra, që Kosova të ketë ligjin për Siguri Kibernetike (që për fatin e keq na ka munguar deri më sot), si dhe Strategjinë e re Shtetërore për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025”.

Berisha zotohet se Kosova do të jetë një vend i sigurt ndaj sulmeve kibernetike.

Postimi  i plotë i Berishës:

Si Koordinator Nacional për Siguri Kibernetike në kudër të MPB nga pozita e zv.minstrit, jam i kënaqur me punën e madhe që kanë bërë dhe po bëjnë ekspertët e kësaj fushe në MPB dhe institucione tjera, që Kosova të ketë ligjin për Siguri Kibernetike (që për fatin e keq na ka munguar deri më sot) si dhe Strategjinë e re Shtetërore për Siguri Kibernetike dhe Planin e Veprimit 2020-2025.

Qëllimi i ligjit dhe strategjisë në fushën e sigurisë kibernetike është për të mbrojtur infrastrukturën kritike kombëtare dhe të partnerëve ndërkombëtar, për të mbrojtur qytetarët e Republikës së Kosovës, parandaluar incidente dhe minimizuar dëmin potencial në infrastrukturën kritike, pasurin e përgjithshme, humbjet ekonomike dhe sociale!

Republika e Kosovës do të sigurojë një mjedis të sigurt të hapësirës kibernetike duke i parandaluar kërcënimet kibernetike në bashkëpunim me partnerët vendorë dhe ndërkombëtar.
Zafa

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të martën gjashtë udhëheqësit e Ballkanit Perëndimor do të miratojnë…