Berisha: Jam i shokuar me reagimet e ambasadorit gjerman dhe atij britanik për gjykimin e themeluesve të UÇK-së
Gazetari Ridvan Berisha ka reaguar ndaj ambasadorëve të Gjermanisë dhe të Britanisë së Madhe në Kosovë, të cilët thanë se Gjykata Speciale nuk po gjykon UÇK-në por individë të saj për krime të rënda.
Në llogarinë e vet në “Facebook”, Berisha ka shkruar se këto deklarata janë të papranueshme, të pamatura dhe paragjykuese, teksa shtoi se historia nuk mund të rishkruhet në një proces krejtësisht jotransparent të padrejtë.
Postimi i plotë i tij:
Jam i shokuar me reagimet e ambasadorëve gjerman dhe atij britanik për gjykimin e themeluesve të UÇK-së. Jane te papranueshme deklararat e tyre, teresisht te pamatura e paragjykuese per sa kohe qe kemi nje proces qe filloi sot ne Hage. Thaçi, Veseli, Selimi, Krasniqi ishin aleat me ju, me shtetet tuaja per ta ndale spatrimin etnik dhe gjenocidin e Serbise kunder shqiptareve. Ju te nderuar ambasadore, e dini mire se s’i edhe shtetet tuaja u vene ne lajthitje me propaganden e Dick Marty-it, s’i u projektua ky proces nga agjetacioni ruso-serb. Ajo çfare e shikuam sot ne Hage, kemi te drejte t’a themi se ishte jashteqitje dhe demant i çdo parimi te se drejtes penale per krimet e supozuara. Qe 23 vjet Kosova ka perjetuar kete dsikurs gjyqesor, qe hapur meton krijimin e nje mjedisi per konfrontim midis shqiptareve.
Ambasadore, ne qe e kemi jetuar realitetin e trishte, pikellues e tragjik midis jetes e vdekjes ne vitet e 90-ta e deri ne çlirimin e Kosoves, e dime kush jane çlirimtaret tane.
Historia nuk mund te rishkruhet ne nje proces teresisht jo transparent e thelbsisht i padrejte per kryengritjen me te lavdishme te historise tone, UÇK-se.
Por, ju ambasadore respektiv, deklararat i beni sepse e keni edhe ‘profesion’, nderkaq ne grupimin politik qe investuat gjate, ata sot e mbajne vulen e ideatoreve sistematik te kesaj perpjekje te rrezikshme te perçarjes, sot ata jane ne krye te institucioneve te shtetit, kane emra e mbiemra!
Veç keqyreni çka thone figurat e sotme te LVV-se, e permendin Rexhep Selimin e fare bashkeluftetaret e tij. Po kjo eshte ligesi e poshter.
Per m’u, Rexha, Hashimi, Kadria, Jakupi… jane heronjte e m’i pavaresisht se çfare lojera instruktojne instruktoret e speciales.
Drejtesi per çlirimtaret!