Berisha: Jo qeveri ‘praktikantësh’, por qeveri injorantësh!

05 tetor 2022 | 12:46

Shkruan: Dr. Sadri Berisha

Po i quaj qeveri injorantësh, sepse më të vërtet duhet të jesh më shumë se idiot (debill) që të mos marrësh asgjë nga ato që të ofruan mësimdhënësit vite me radhë!

Se nuk morën asgjë gjatë gjithë atyre viteve sa shkuan në shkollë nuk kam asnjë dilemë.

Mëdyshja ime është, nëse këto “krijesa njerëzore” kanë marrë ndonjë gjë të mirë nga prindërit dhe familjet e tyre, nëse ata ju kanë ofruar dhe besoj që ju kanë ofruar, sepse nuk besoj qe ka ndonjë prind apo familjar normal që edukon fëmijët e tyre që mësimdhënësit janë analfabet, që të rënët për liri dhe luftëtarët e lirisë janë horra, që intelektualët dhe njerëzit e shkolluar janë kriminel……… jo nuk ka askund në rruzullin tokësor!!!!

 

Mësimdhënësit e të gjitha niveleve janë ata që mbajtën gjallë gjuhën dhe kulturën shqipe në këtë vend vite më radhë, janë ata që ishin shtylla kryesore e shtetit paralel kundër regjimit të Millosheviqit, përjetuan çdo formë të torturës e presionit,nga rrahjet e maltretimet rrugëve,në institucione shkollore, “intervistat” në stacione policore, burgosje dhe deri në torturat më çnjerëzore dhe vrasjet dhe nuk u dorëzuan asnjëherë në misionin e tyre që ky popull të arsimohet, shkollohet dhe ngritët në nivel me vendet normale, por asnjëherë nuk nënçmuan, ofenduan, nuk u shan e nuk shantazhuan si viteve te fundit e sidomos këtë vit. Shumë nga ata mësimdhënës që ishin në atë kohë, janë edhe sot mësimdhënës, janë po ata “analfabet” që sakrifikuan edhe jetën e tyre dhe familjeve të tyre më të vetmin mision që të shpërndajnë dijen të populli shqiptar. Atë kohë ishin njerëzit më të çmuar të shoqërisë sonë, sepse populli ynë ishte i uritur për dije po aq sa për liri, sepse asnjëra pa tjetrën nuk na duhet!

Sot, gati 23 vite pas lufte një qeveri e shumicës, e zgjedhur votën e lirë dhe demokratike te qytetarëve të saj i ofendon dhe përbuzë në mënyrën më të keqe të mundshme kategorinë më të çmuar të shoqërisë (mësimdhënësit) Pse?

Pse gjithë kjo urrejtje ndaj njerëzve që aq shumë dhanë vite më radhë për Shtetin dhe popullin, pse gjithë kjo urrejtje ndaj njerëzve të shkolluar  dhe të ditur në përgjithësi?

Pse gjithë kjo urrejtje patrioteve të këtij vendi dhe gjithë ky favor ndaj atyre që shërbyen kundër këtij vendi?

A është kjo tendencë që të shuhet zëri i intelektualëve dhe të arrihet nënshtrimi i tërë popullit duke filluar më nënshtrimin e mësimdhënësve? Po!

A do t’i nënshtrohet ky popull diktaturës? JO! Është e kotë, jam i bindur që do të jetë përpjekje e kotë që t’ia nënshtrosh këtë popull, sepse po ky popull ka refuzuar regjime edhe më të egra dhe do t’ia refuzoj edhe regjimin tënd.

Kryeministër leri të qetë mësimdhënësit, leri të qetë fëmijët tanë, mos ju moho të drejtën e garantuar më kushtetutë për shkollim, në vend që t’i mbyllësh shkollat, mbylli “zagarët” tu që mos t’i sulmojnë mësimdhënësit!

Nëse je mërzitur ose nuk jeni të aftë të udhëhiqni më shtetin? Hap rrugën ose kërko ndihmë!

Me kauza të rrejshme jeni ardhur në pushtet, me kauza të rrejshme po qëndroni në pushtet, dhe me kauza të rrejshme dhe i turpëruar do të ikni nga pushteti!

Përjetësisht mirënjohës ndaj gjithë atyre që dijen e tyre e ndan më neve!

Më shumë dashuri dhe respekt për të gjithë mësimdhënësit që kisha gjatë shkollimit tim në të gjitha nivelet nga: nxënësi, studenti, specializanti, specialisti i juaj Sadri Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Bashkimi Evropian (BE) “është i gatshëm të diskutojë” çmimin tavan…