Berisha: Kam dorëzuar padinë për shpifje në Gjykatën e Parisit
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka bërë me dije se pas njoftimit për shpalljen “non grata” nga Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, ka dorëzuar në Gjykatën e Parisit padinë për shpifje.
Në një konferencë për medie, ai ka thënë padi bazohet në precedentë të mëparshëm dhe në parimin universal se “për shpifjen nuk ka imunitet”.
“Avokati im ka dorëzuar padinë time për shpifje në Gjykatën e Parisit. Siç ju kam njoftuar më parë se pas vendimit të Sekretarit të Shtetit Antony Blinken për të më shpallur ‘non grata’ pas keqinformimit nga Soros unë aktivizova avokatin tim. Ai ka dorëzuar këtë padi pranë kësaj gjykate. Sipas avokatit tim kjo padi bazohet në precedentë të mëparshëm dhe në parimin universal se ‘për shpifjen nuk ka imunitet’. Ajo bazohet edhe në parimin tjetër universal se ‘shpifja në internet dënohet kudo’. I bëj thirrje Sekretarit Blinken që në emër të transparencës të dërgojë pranë kësaj gjykate çdo provë që ai disponon kundër meje dhe familjes sime”, ka thënë Berisha.