Berisha: Kemi informacione se brenda ndërtesës së PD-së ka mercenarë

07 janar 2022 | 14:29

Ish-kryetari i PD-së, Sali Berisha, ka shkuar sot në selinë e PD, ku ka parë nga afër dyert e mbyllura të ndërtesës.

Në një komunikim me media,  Berisha tha se ka informacione të sakta se brenda ka njerëz të armatosur dhe tha se mercenrarët duhet të dalin nga  selia.

“Absolutisht kemi informacione, i kemi të regjistruar. Unë ftoj ata dhe familjet e tyre t’i nxjerrin nga selia të shkojnë në shtëpitë e tyre dhe të mos bëjnë mercenarin sepse do të përballen me pasoja të rendë. Kemi padyshim emri, pasi pa emra nuk flasim në asnjë mënyrë. Por përgjegjës është Lulzim Brava dhe mashtron. Ne i kemi me emra dhe mbiemra”, ka deklaruar ai.

Ai ka deklaruar se  blindat që janë vendosur brenda PD-së do t’i dërgohen Lulzim Bashës afër shtëpisë. “Nuk ka asnjë diskutim që dyert do hapen, në mënyrën më të vendosur që selia do t’u rikthehet demokratëve. Nuk ka blind apo beton që mund të pengojë demokratët shqiptarë si njerëz të lirë të rikthejnë këtë ndërtesë nga burg që e ka shndërruar Rama dhe Basha në ndërtesë të lirisë. Çdo blind që është vendosur në këtë ndërtesë do të ngarkohen me kampion dhe do t’i dërgohen Bashës afër shtëpisë”, ka deklaruar ai.

Ai ka thënë se do të hyjnë në ndërtesë dhe nuk do të dhunojnë askënd.

“Se ku do jetë Basha ajo është punë e tij, ne nuk i ndërhymë. Një gjë është e sigurt ne nuk hyjmë këtë ndërtesë për të dhunuar asnjë njeri. Por paralajmëroj  mercenarët që të dalin nga ndërtesa, mos të rrinë këtu”, është shprehur Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Leonardo DiCaprio ka gjetur diku diell dhe po kalon pushimet…