Berisha: Kemi përmbushur objektivat për 2019-n, synojmë anëtarësimin në NATO

27 dhjetor 2019 | 12:29

Ministri i Mbrojtjes, Rrustem Berisha, i shoqëruar edhe nga komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka mbajtur konferencë për media, në të cilën ka prezantuar aktivitetet dhe rezultatet e arritura gjatë vitit 2019.

Berisha ka thënë se të gjitha objektivat e parapara për vitin 2019 janë realizuar me sukses.

“Në këtë vit kalendarik, kemi realizuar tranzicionin e Ministrisë së Mbrojtjes, shtabit të përgjithshëm dhe kemi pasë rastin që në ‘Ditën e Forcës’ t’i shohim të rreshtuara të gjitha këto njësi sipas strukturës së re, kemi pa emblemat e reja, simbolet flamujt e njësive që atë ditë ka qenë një ditë e veçantë për të gjithë ne”, ka thënë ministri Berisha.
Ai ka thënë se FSK-ja vazhdon të jetë institucioni më i besueshëm në vend.

“Kjo besueshmëri është më e theksuar tek komunitetet joshumicë me 12 për qind. Kjo e arritur është falë punës tonë të të gjithë stafit dhe falë bashkëpunimit me partnerët tanë, NATO-n, SHBA-në dhe këtë bashkëpunim synojmë ta avancojmë edhe më shumë. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me shtetet e rajonit dhe me ato shtete që janë pjesë e NATO-s, jemi të përkushtuar të punojmë më të gjitha standardet e NATO-s pasi e kemi synim anëtarësimin në NATO”, është shprehur ministri Berisha.

Ndërkaq komandanti i FSK-së, Rrahman Rama, ka bërë me dije se po e përmbyllin një vit të suksesshëm si ushtri e Kosovës.

“Ky sukses është i përbashkët, por merita më e madhe shkon për ushtarët oficerët, nënoficerët që kemi tejkaluar të priturat tona. Çdo proces i tranzicionit i ka sfidat dhe do të vazhdojmë punën me mandatin që e kemi marrë”, ka deklaruar Rama.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një koalë e etur nga rritja e temperaturave deri në…