Berisha: Keqpërdorimi i taksave nga qeveria është si dhurata e babadimrit për vota

22 dhjetor 2024 | 23:19

Zafir Berisha nga NISMA për Kosovën ka kritikuar qeverinë aktuale për keqpërdorimin e fondeve publike në prag të zgjedhjeve të 9 shkurtit 2025. Në një postim në rrjetet sociale, Berisha ka theksuar rëndësinë e ndryshimit politik dhe ka bërë thirrje për angazhim të qytetarëve për të shpëtuar Kosovën nga, siç e quan ai, një qeverisje infantile dhe keqpërdoruese. Ai ka folur për përgatitjet e NISMËS për betejën elektorale, duke theksuar moton e tij “veç vepra”.

Postimi i plotë:

Sot, me nismëtar dhe aktivistë në lagjen Tusuz të Prizrenit, në pregaditje për betejën politike të 9 shkurtit 2025.
Në munges të ideve dhe përvojës për me qeverisën, infantilët e pushtetit po i përdorin taksat e qytetarëve si dhurata të babadimërit për me ble votat e qytetarëve, duke e keqpërdorën fukarallëkun që e kanë krijuar viteve të fundit.
Është momenti i fundit që të shpëtohet Kosova sa nuk është bër tepër vonë, dhe kjo mundësi është me 9 shkurt.
#veçvepra
Zafa

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lista Serbe po i kërcënon me përjashtime nga puna, dëmtime…