Berisha kërkon rritje të pagave: Policët po ikin në perëndim për një jetë më të mirë
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha në seancën e jashtëzakonshme ka folur edhe për kushtet e policisë, sipas të cilit ato duhet të ndryshojnë.
Berisha ka kërkuar që policisë t’i rriten pagat dhe paguhen orët shtesë.
Po ashtu, ai ka kërkuar që policisë t’i bëhet sigurimi shëndetësor. Sipas tij, policët po ikin në moshë të re, e siç ka thënë ai vetëm po e fillojnë karrierën e në rastin e parë po largohen në perëndim për shkak të kushteve jo të mira këtu.
“Duhen rregulluar kushtet e shërbimit, duke ua rritur pagat në nivel dinjitoz, sigurimin shëndetësor, duke ua paguar shtesat e rrezikshmërisë edhe për orët shtesë që tash e sa muaj nuk po iu ekzekutohen. Duke ua mundësuar që me ligj pensionimin e parakohshëm”.
“Po ikin policët kryesisht në moshë të re, e fillojnë karrierën që në rastin e parë të largohen në perëndim për jetë më të mirë. Kjo është për shkak problemeve financiare të policisë, pa e amnistuar asnjë qeveri. Duhet të ndodh ngritja e pagave”, ka thënë Berisha. /EO