Berisha: Kështu do të votojë për Gjykatën Speciale
Deputeti i Nismës për Kosovën, Zafir Berisha ka komentuar raportimet e fundit për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme për të votuar për shfuqizimin e Ligjit për Gjykatën Speciale.
Në një prononcim për “Indeksonline”, deputeti ka shprehur qëndrimin e tij që do ta jep në Kuvend për këtë çështje.
“Unë si deputet kam votuar kundër kur është themelu kjo gjykatë. E kam llogaritur se sa është si gjykatë mbi baza një etike të gjykimit lidhur me luftën në Kosovë, është gjykatë e cila është pretendent për me barazu luftën çlirimtare edhe ato gjenocidiale në Serbi, përndryshe jam prej deputetëve që edhe atëeherë kam qenë kundër kësaj gjykate edhe sonte jam kundër kësaj gjykate “, ka thënë Berisha.
Më tej, ai deklaroi se inicusit e kësaj Gjykate e dinë më së miri se pse e njëjta është themeluar.
“Nuk e di unë po them qëndrimin tim si deputet për këtë çështje. Atëherë ka qenë gabim kur është inicuar forma si është bërë kjo gjykatë, natyrisht se është vonë me u inicu aktriktizimi i asaj gjykate por gjithsesi inicusit e din vet se pse e kanë bërë me kaq vonesë , përndryshe unë i ruaj qëndrimet e mija për sa i përket Gjykatës Speciale”, ka përfunduar ai.