Berisha konfirmon largimin nga Ballkani
30 dhjetor 2021
| 10:42
Mbrojtësi Visar Berisha ka njoftuar se është larguar nga skuadra e Ballkanit. Berisha këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në profilin e vet në “Facebook”.
Ai ka thënë se nga muaji janar do të jetë i hapur të bisedojë me klubet e tjera, për shkak se deri më 31 dhjetor ka kontratë me Ballkanin.
“Ju njoftoj shokë, miq e ju gazetarë që prej 31.12.2021 më përfundon kontrata me KF Ballkanin dhe prej 01.01.2022 jam lojtar i lirë dhe i hapur për të gjithë për bisedime. Shihemi edhe më të fortë në 2022”, ka shkruar Berisha.