Berisha konfirmon largimin nga Feronikeli

31 gusht 2020 | 16:24

Mbrojtësi i njohur Ilir Berisha e ka zyrtarizuar largimin nga skuadra e Feronikelit.

Berisha ka bërë me dije se me marrëveshje të dyanshme e kanë ndërprerë kontratën, por nuk ka dhënë detaje tjera lidhur me ndërprerjen e saj dhe të ardhmen e tij futbollistike.

“Nga sot nuk do jam pjesë e KF Feronikelit në sezonin e ardhshëm pasi kemi arritur marrëveshje të dyanshëm me drejtuesit te klubit për ndërprerjen e kontratës. Falënderoj KF Feronikelit, të gjithë shtabin teknik, bashkëlojtarët dhe ‘Tigrat e Zi’ për këtë kohë dhe i dëshiroj suksese në vazhdimësi”, ka shkruar Berisha në profilin e vet në “Facebook”.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një vepër arti do t’ua tërheqë vëmendjen të gjithë kalimtarëve…