![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2021/05/22D5C303-2F03-4CB1-B641-1330F94E62CF.jpeg)
Berisha: Koordinimi me ShBA-në, ndalë planet ruse në Ballkan
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka reaguar për zhvillimet e fundit në veri.
Berisha ka thënë se vetëm koordinimi i Kosovës me ShBA-në i jep fund palëve ruse në Ballkan.
“Koordinimi me ShBA-në, ndalë planet ruse në Ballkan. Putin është në luftë të hapur kundër ShBA-ve! Aktualisht sipas zhvillimeve në Ukrainë dhe ofensivës ukrainase, Putin për të shpëtuar rajonet e aneksuara atje, do ta fus Serbinë direkt në luftë. Si ushtarak, besoj se lokaliteti më i mundshëm është Kosova.
Deklarata e kryeministres së Serbisë Bernabiq, se ‘1244, lejon forcat e Serbisë të vendosen në Kosovë’, gjoja për mbrojtur serbët e rrezikuar, është deklaratë e stisur nga Moska!
Shkalla e rrezikut është e lartë, prandaj institucionet e Republikës së Kosovës do të duhej ta shpallin gjendjen e koordinimit më të ngushtë me ShBA-të në mënyre që të shmangen planet ruse në Ballkan”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.