Berisha: Korrupsioni, pengesa më e madhe për funksionimin e shtetit
Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se korrupsioni mbetet sfida më e madhe për funksionimin normal të shtetit të Kosovës.
“Pas përfundimit të procesit të shtetësisë, sfidë e madhe për Kosovën mbetet funksionimi i brendshëm shtetëror. Korrupsioni është pengesa më e madhe për krijimin e një shteti funksional. Ai pengon vendosjen e drejtësisë dhe përmes saj pengon zhvillimin ekonomik dhe demokratizimin e jetës në përgjithësi. Ne nuk vuajmë për mungesë të ligjeve kundër korrupsionit por për zbatimin e tyre. Deklaratat populliste duhet të zëvendësohen me rezultate konkrete në këtë problem. Unë vazhdimisht kam kërkuar përgjegjësi në Kuvend nga institucionet përkatëse për luftimin e korrupsionit si baze mbi të cilin sigurojmë funksionimin e shtetit dhe integrimet euroatlantike të vendit tonë”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/