Berisha: Kosharja i hapi rrugë pavarësisë së shtetit të Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka uruar përvjetorin jubilarë të Betejës së Koshares.
Berisha në seancën solemne në Kuvendin e Kosovës, ka thënë se Kosharja i ka dhënë një dimension të sigurt fitores dhe lirisë ndaj krimit të barbarisë serbe mbi popullin shqiptar.
“Në emrin tim dhe deputetëve të grupit parlamentarëtë PDK-së, lidershipit të saj prezent dhe atyre që janë në Hagë për ta mbrojtur pastërtinë e luftës dhe shtetit tonë Republikën e Kosovës, ua uroj sot në përvjetorin jubilar të Betejës së lavdishme në Koshare. Koshares që i dha një dimension të sigurt fitores së lirisë ndaj krimit shtetëror dhe barbarisë serbe mbi shqiptarët, për t’i hapur rrugën pavarësisë së shtetin tonë Kosovës. Koshares që e mposhti atë ushtrinë hyjnore siç e cilësonte regjimi i Millosheviqit duke ia marrë që në sulmin e parë kazermën ushtarake në Koshare, për të vazhduar me luftimet në Qafë të Morinës”, ka thënë Berisha në seancën solemne të Kuvendit kushtuar 25-vjetorit të Betejës së Koshares.