Berisha: Kosova është dheu im, ja çfarë i kam thënë Adem Jasharit dhe grupit të tij
18 qershor 2023
| 13:35
Ish-kryeministri Sali Berisha e ka shprehur hapur qëndrimin e tij në lidhje me situatën në Kosovë, duke hedhur dhe akuza mbi kryeministrin Edi Rama se po bashkëpunon me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, për ndarjen e saj.
Së fundi, gjatë një interviste, Berisha ka deklaruar se Kosova është dheu i tij, ndërsa kujton se çfarë i ka thënë Adem Jasharit dhe grupit të tij.
“Kosova është dheu im, duhet ta dijë Shqipëria dhe e gjithë bota se unë jam kosovar. Adem Jasharit dhe grupit të tij në 1992 i kam thënë që gjysmën e kohës e kam për Shqipërinë gjysmën tjetër e kam për Kosovën.”