Berisha: Kosova nuk e meriton që Vjosa Osmani të jetë ushtruese e detyrës së presidentes

25 nëntor 2020 | 13:44

Zyrtari i lartë i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka thënë se Kosova nuk e meriton ta ketë Vjosa Osmanin, ushtruese të detyrës së presidentes.

Berisha me anë të një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka kërkuar që vendi të shkojë në zgjedhje.

“A ka më ofendim për një shtet, veçanërisht një shtet si Kosova, që është produkt e sakrificës dhe i rezistencës titanike të qytetarëve të saj, që pozitën e presidentit ta ushtrojë soji i Vjosa Osmanit!?”.

“Kosova urgjentisht duhet të shkojë në zgjedhje, nëse nuk mund të bëhet zgjidhje nga kjo mazhorancë për pozitën e presidentit. Poshtërimi i shtetit duhet të ndalet. Kosova nuk e meriton baltosjen deri në këtë nivel”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në Prishtinë është shënuar 76-vjetori i themelimit të Bibliotekës Kombëtare…