Berisha: Kosova nuk ka nevojë për modelet e Lajçakut për asociacionin
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se Kosova nuk ka nevojë për modelet e emisarin evropian, Miroslav Lajçak për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.
Berisha ka thënë se në Kosovë ekziston një asociacion i komunave, i cili sipas tij duhet të merret model.
“Kosova nuk ka nevojë për modelet e Lajçak për ta bërë asociacionin dhe akomoduar të drejtat e pakicave. Kosova e ka modelin e vet për akomodimin e të drejtave të pakicave brenda Kushtetutës dhe infrastrukturës së ligjeve aplikative. Kështu qëndron edhe në Marrëveshjen e Uashingtonit. Kosova e ka modelin në kuadër të Kushtetutës së vet, demokratike dhe evropiane, që gjeneron nga Pako e Ahtisarit, se si mund ta bëj asociacionin. Në Kosovë ekziston një asociacion funksional, nëse duhet si ‘model’”.
“Ky është krijuar dhe pranuar, në frymën e parimeve të demokracisë perëndimore të BE-së. Nëse sllovakut Lajçak e sorroistëve, ju duken ‘pamjaftueshmëri’ ajo çka ofrojnë Pako e Ahtisarit dhe Kushtetuta e Kosovës, atëherë problemi janë parimet e BE-së. Tendenca për të adaptuar modele evropiane të përzgjedhura nga sllovaku Lajçak janë tendencë për ta kamufluar tradhtinë ndaj integritetit territorial dhe sovranitetin politik të vendit”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.