Berisha: Kosova po më mungon shumë
19 qershor 2023
| 15:52
Ish-futbollisti i njohur i Përfaqësuesja së Kosovës, Bernard Berisha është rrëfyer gjatë në një intervistë për lajmi.net në lidhje me disa çështje që kanë të bëjnë me “Dardanët”, futbollin e Kosovës dhe të ardhmen e tij.
Berisha që është pjesë e ekipit Akhmat Grozny, që bën gara në elitën e futbollit rus, ka folur për kampanjën e Kosovës drejt Evropianit 2024.
Njëkohësisht, Berisha nuk e ka fshehur “mallin” që ka për “Dardanët” ndërsa ka treguar se vazhdon t’i përcjell ndeshjet e tyre me emocione.
“Normal që Kosova më mungon shumë dhe e përcjelli me shumë emocione. Ka pas lojë ku mendoj që kisha mundur shumë për ta ndihmuar Kosovën. Por, gjithmonë e respektojë vendimin e trajnerit për mos ftesën ndaj meje”, deklaroi Berisha për “lajmi.net”.