Berisha kujton Azem Hajdarin, kritikon Ramën dhe Bashën

12 shtator 2021 | 15:36

Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka përkujtuar Azem Hajdarin në 23 vjetorin e vrasjes së tij.

Në profilin e tij në “Facebok”, ai iu bëri thirrje demokratëve të frymëzohen nga guximi Azem Hajdarit për të larguar jo vetëm Edi Ramën, por edhe Lulzim Bashën, të cilin e etiketoi si veglën mjeranë në kryeministrit ne krye te PD-së.

“Sot 23 vite pas ekzekutimit të tij kujtimi dhe vepra e Azem Hajdarit është me frymëzuese se kurrë, mirënjohja e shqiptarëve për birin e tyre që si Feniks u ngrit nga hiri dhe u riktheu atyre lirinë dhe dinjitetin e munguar është me e pakufishme se kurrë. Sot demokratet dhe demokratët frymëzohen me shumë se kurrë më parë nga trimëria epike, guximi mbinjerëzor i Azem Hajdarit për t’u ngritur dhe flakur sa më parë në koshin e plehrave të historisë, regjimin e kakistokracisë dhe tradhtisë së lartë kombëtare të Zografit Bis dhe veglës së tij mjerane në krye të PD-së”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtarja Orhidea Latifi-Kida mbrëmë ka qenë për të performuar në…