Berisha kundër “darkës së Qeverisë” tek Pacolli
Deputeti i Nismës, Zafir Berisha, i ftuar në “Ditë Mbas Dite” në “Rrokum TV”, ka thënë se temat e rëndësishme duhet të diskutohen në Parlament e Qeveri dhe jo në darka.
“Megjithatë, temat që dolën pas darkës janë të rendit të dytë, karshi temave që ka Kosova”, ka thënë ai.
Berisha ka thënë se bashkëndan mendimin e shumicës së qytetarëve lidhur me takimin në shtëpinë e Pacollit.
Berisha ka mohuar se kryetari i Nismës Social-demokrate, Fatmir Limaj, ka ndryshuar qëndrim lidhur me Demarkacionin.
Ai ka thëne më tej se qëndrimi i tij ndaj Gjykatës Speciale vazhdon të jetë i njejtë, pra që është kundër kësaj Gjykate.
Derisa vendimin e veteranëve për shfuqizimin e Speciales e ka quajtur grackë të, sic ka thënë ai, Presidentit Hashim Thaçi.
“Veteranët kanë ra në grackën e Hashim Thaçit, kur menduan me shfuqizu Gjykatën Speciale”, deklaroi ai.