Berisha kundërshton taksën për Rrugën e Kombit
25 mars 2018
| 13:39
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, ka kundërshtuar vendosjen e taksës për prej 5-10 euro për automjete të cilat qarkullojnë në Rrugën e Kombit.
“Duke filluar nga sot, çdo automjet që do kalojë në Rrugën e Kombit do paguajë taksën ‘Edvin’ 5 deri ne 10 euro! Shqipëria nga Rruga e Kombit siguron mbi 300 milionë euro të ardhura në vit. Në vend që një përqindje e tyre të përdoren për mirëmbajtjen e saj, Edvin Kristaq Rama takson shqiptarët pse udhëtojnë tek njeri tjetri! Turpi i Kombit!”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.