Berisha: Kurti dhe LV-ja po e keqshfrytëzojnë rastin e 11-vjeçares për t’i kapur institucionet e fundit
06 shtator 2022
| 12:56
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se rasti i dhunimit të 11-vjeçares është duke u keqshfrytëzuar nga Vetëvendosje dhe kryeministri Albin Kurti për t’i kapur institucionet e fundit, policinë, prokurorinë dhe gjykatat.
“Rasti i ‘dhunimit’ të 11-vjeçares fatkeqe, po keqshfrytëzohet si pretekst nga LV/qeveria Kurti, për të kapur edhe institucionet e fundit, policinë, prokurorinë e gjyqësinë, në të gjitha nivelet”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.