Berisha: Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se themelimi i Asociacionit është duke e vënë kryeministrin Albin Kurti në një pozicion të vështirë dhe kjo do të shihet në vazhdim.
Berisha ka thënë se ai e ka distancuar veten nga Asociacioni pasi është shumë i dëmshëm për Kosovën.
Më tutje, Berisha ka paralajmëruar se Kurti do ta dërgojë vendin në zgjedhje në mënyrë që të ikë prej bisedimeve.
“Ky i ka dy rrugë, ose ka me u munduar të befasojë, që nuk është befasi për me shkuar në zgjedhje, me heq dorë me ik prej bisedimeve sepse ky ka pas viktima në kauzën e tij të rrejshme. Ky e ka mundësinë me ik prej marrëveshjeve dhe me shkuar edhe në një palë zgjedhje, mundësisht me i fituar dhe me e bërë në mandatin e dytë. Ose ka me bërë ‘Zajednicën’ edhe me i mbet një përkrahje e disave që unë ju them ‘jugosllav’, dhe këta tjerët që kanë qenë kundër kanë me dal nëpër parti tjera”, ka thënë ai për “Lajmi.net”