Berisha: Kurti duhet të ndalet me ç’do kusht, po e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha, ka thënë se kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti duhet t’i ndërpritet mandati, pasi sipas tij, kryeministri po e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës.
Berisha ka thënë se PDK ka treguar seriozitetin e saj për rrëzimin e kësaj qeverie duke kandiduar Bedri Hamzën për kryeministër “para kohe”.
“Ky njëri duhet të ndalet me ç’do kusht se është fatkeqësia më e madhe që po i ndodh Kosovës dhe shtetit të Kosovës. Po e rrezikon ekzistencën e shtetit të Kosovës, jo në aspektin ekonomik e zhvillimor, le ta shkatërron e kemi marrë në zero nga lufta, sot nuk asnjë gjurmë, pos dhimbjes për të zhdukurit dhe të vrarët. Për ta dëshmuar se jemi të gatshëm për ta ndalë ne kemi caktuar kandidatit për kryeministër para kohe”, ka thënë Berisha.
Deputeti i PDK-së, ka folur edhe për Asociacionin, ku hapa konkret për formimin e tij kanë kërkuar Franca, SHBA e Gjermania që e kanë ndërlidhur edhe me aplikimin e Kosovës për anëtarësim në KiE.
I pyetur nëse Qeveria do ta dërgojë draftstatutin e Asociacionit në Gjykatën Kushtetuese, para mbledhjes së Këshillit të Ministrave në KiE në mesin e muajit maj, Berisha ka thënë se kjo është pak e rëndësishme, pas sipas tij, kur do që formohet Asociacioni do të jetë i dëmshëm për Kosovën.
“Kur do që ndodhë ai është i dëmshëm për Kosovën, ai e rrënon karakterin unitar të shtetit dhe sovranitetin politik në një pjesë të territorit. Pra 1/3 do ta ndajmë me Serbinë, kur do që ndodhë para ose pas votimit në KiE”, ka thënë Berisha në Tëvë.