Berisha: Kurti duhet t’ia sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit

26 dhjetor 2021 | 18:54

Ish-zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Anton Berisha, ka thënë se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duhet t’ia sqarojë popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit.

Përmes një postimi në “Facebook”, Berisha ka thënë se kryeministri duhet të tregojë nëse ka kandiduar “për t’i përmirësuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara apo për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend”.

Postimi i plotë:

Kurti duhet t’i sqaroj popullit se pse ka kandiduar për kryeministër të vendit:

– për t’i përmisuar e zgjidhur çështjet të cilat nuk janë menaxhuar mirë nga qeveritë e kaluara?!

apo

– për të vazhduar nga pozita e kryeministrit me opozitarizmin e fajësimit të tjerëve ndërkohë që shfrytëzon të gjitha privilegjet e pushtetarit më të fuqishëm në vend?!

Pyetja logjike dhe praktike që shtrohet këtu është: në cilin vend, së paku në Europë, i mundësohet një kryeministri të mos marrë asnjë detyrim e përgjegjësi për punën që i është besuar e që në fund të fundit edhe paguhet?!

Mungesa e marrjes së përgjegjësisë personale nuk është karakteristikë e shoqërive të qytetëruara, ka të bëjë me tribalen.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Numri i bizneseve të cilat po vendosin të bashkëpunojnë me…