Berisha: Kurti e provoi strategjinë e tij me zonjën ‘Mihajlova’

08 prill 2025 | 21:39

Anëtari i PDK-së, Hisen Berisha teksa fliste rreth zhvillimeve VV-LDK, deklaroi se nga kreu i kësaj të pares është përdorur një strategji tashmë e njohur publikisht.

Sipas tij, Kurti ka përdorur metodologjinë e shefës për komunitete brenda VV-së, Dejona Mihajli, të cilen e quajti “Mihajlova”.

Kjo, sipas Berishës, për ta ruajtur pozicionin politik publik.

“Edhe letra që i është dërguar LDK-së e zbërthen edhe anën e errët. Në këtë rast është një standart që duhet pranuar, është normal, e nëse ka sinqeritet duhet me u përshendet. E nëse e shohim gjuhën e përdorur gjatë fushatës dhe tash, mendoj se z.Kurti ka provuar me strategjinë e tij, tashmë të lexuar, me strategjinë e përdorur zonja e tij Mihajlova, Mihajli. E nëse është përdorur një strategji e tillë mendoj se e ka përdorur për ta ruajtur pozicionin e vet politik“, tha ai në Politiko.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shkruan: Kimete Berisha - Albin Kurti e ka kërkuar refuzimin,…