Berisha: Kurti fenë islame e ka kthyer në “Islamizëm politik”
18 korrik 2023
| 08:21
Hisen Berisha, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), e ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, edhe për qasjen në raport me fenë dhe respektimin e ritualeve fetare.
Sipas Berishës, Kurti ka arritur që fenë islame, që deputeti e quan të paqes, ta rikthejë në “Islamizëm politik” që, sipas tij, e përdor si instrument.
Ai në Pressing të T7 përmendi rastin e Kurtit kur ndalet për respektimin e ezanit.
Sipas tij, shteti laik i liron politikanët që gjatë procesit të punës të mos respektojnë ritualet fetare.