Berisha: Kurti nuk mund të ikë nga dialogu edhe pse ka provuar

03 nëntor 2022 | 23:08

Gazetari Ridvan Berisha po thotë se kryeministri Albin Kurti nuk mund t’i ikë dialogut, ani se, siç specifikoi, ka pasur raste që ai ka tentuar ta bëjë këtë duke shfrytëzuar situata.

Berisha, në Rubikon me Adriatik Kelmendin, u shpreh se në marrëveshjen finale, përveç kryeministrit, duhet të jenë pjesë edhe të gjithë liderët tjerë të Kosovës.

“Nëse kryeministrit do t’i pëlqente ndonjë pjesë për ta kthyer në karburant elektoral, ai mëzi do priste për ta paraqitur aty. E kemi parë që fare nuk e respekton konfidencialitetin e këtyre”.

“Edhe në takimin e fundit të Samitit për Sigurinë në Munih, u mediatizua shumë ajo çështja e videos së tij se si ka arritur të xhirohet e të dalë nga ai takim”.

“Marrëveshja është rezultat i një procesi negociator. Kanë ardhur në përfundim të gjithë aleatët tanë, që lufta e Rusisë ndaj Ukrainës duhet ta shtyjë përpara secilën përpjekje të BE-së dhe ShBA-së, vendeve kryesore, për ta mbyllë këtë hemorragji, nëse mund ta them, që prodhon destabilitet në rajon”.

*E kjo do të ndodhë, edhe pa Kurtin. Kurti nuk mund të ikë nga ky proces. Nuk mund të ikë nga ky proces, ka provuar, besoj kemi mekanizma, përshkallëzime të situatës së sigurisë, edhe sot me veriun”.

“Kemi parë edhe deklaratën e ambasadorit Hill në Beograd. Ne po merremi me çështje të armëve bërthamore, e ju po na nxitni, po na shtrëngoni me u marrë me çështje koti, të targave”.

“S’mund t’i shmanget kryeministri marrëveshjes. Mendoj që në marrëveshjen finale duhet të jenë të gjithë liderët e Kosovës. Kështu që kryeministri duhet me marrë përgjegjësinë, me folë para mediave, me thanë që: ‘Unë nuk jam Kurti i djeshëm’”, ka theksuar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shoqata e intelektualeve “Jakova” në bashkëpunim me qytetarët e Gjakovës,…