Berisha: Kurti ta zbatojë zotimin për zhbërjen e Gjykatës Speciale

18 maj 2022 | 13:00

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, pas vendimit të Gjykatës Speciale, ku ka dënuar me nga katër vjet e gjysmë burgim krerët e OVL UÇK-së, Hysni Gucati dhe Nasim Haradinaj, ka thënë se duhet shikuar mundësia nëse duhet të lejohet apo jo vazhdimi i punës së Dhomave të Specializuara.

Ai ka thënë se në këtë drejtim duhet të angazhohet edhe kryeministri Albin Kurti, për të cilin ka thënë se duhet të ndalojë së përdoruri frazën “Hashimi e ka bërë”.

“Një zotim të kryeministrit aktual që ka premtuar dhe është zotuar që do të ketë qëndrim ndryshe ndaj këtyre gjykatave, që do t’i zhbëjë këto, tani duhet të vihet në funksion të mbrojtjes së qëndrimeve të veta dhe synimeve të veta, si dhe drejtësisë e jo të spekulojë me ato frazeologji se këtë e bëri Hashimi”, ka thënë Berisha.

Berisha në “T7” ka thënë se u takon institucioneve të drejtësisë që të insistojnë, si dhe Kuvendit për “amandamentimit të ligjit sa i përket përdorimit të fakteve që ofron shërbimi sekret serb edhe procedurat e mbylljes së kësaj gjykate sepse në çdo aspekt ka dështuar dhe ka treguar jokredibilitet”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Këngëtari Ilir Shaqiri ka shpërndarë një këngë të tij pas…