Berisha, Kurtit: E përdore ‘Zajednica nuk kalon’ si instrument për të ardhur në pushtet
Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Anton Berisha, që është pjesë e Departamentit për politikë të jashtme të kësaj partie opozitare, ka thënë se “me gjasë kryeministri Albin Kurti ka ndryshuar qëndrim në mes të natës për Asociacionin”.
Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar se “Kurti ka pranuar të zbatojë të gjitha marrëveshjet e arritura me Serbinë”.
Për këtë Berisha thotë se Kurti “ka bërë premtime të kota”, duke thënë se “ai është kryeministër i dokrrave”.
“Kryeministri i premtimeve të kota, i dokrrave e demagogjisë, luftën ‘Zajednica nuk kalon’ si instrument për ardhjen në pushtet, me gjasë e paska shkymur në gjysmë të natës , në njërin prej restauranëve të Prishtinës”
“Përderisa në mënyrë tinëzare ka ngritur taksat, me shkollën komuniste mbanë fshehtë pagat e punëtorëve, edhe në darkën e mbrëmshme la dilemën e verës në vend të transparencës përmbajtjesore. I shkollës së përdalë politike, çdo ditë e qeverisjes së tij është duke zymtuar e shkatërruar këtë vend”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.