Berisha, Kurtit: Ke ardhur në pushtet duke e luftuar asociacionin, tash po na kamuflon
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka treguar se kur i ka pëlqyer kryeministrit Albin Kurti gjatë kohës sa ishte në opozitë.
Berisha ka thënë se Kurti i ka pëlqyer gjatë kohës kur Kurti protestonte kundër Asociacionit të komunave me shumicë serbe, por tash sipas tij, kryeministri do ta bëjë këtë asociacion.
“Mu kryeministër më ke pëlqyer atëherë kur ke demostru kundër Asociacionit e Zajednicës si kancer… por po shihet se nuk është ajo këngë më”.
“Ti je ardhë tu e luftu asociacionin, po tash po na kamuflon pak me jo preambula, jo ligji, jo konventa, jo kështu…”, ka thënë Berisha, duke shtuar se kundër asociacionit, i cili sipas tij është një “bisht” që mund të nxisë luftë në të ardhmen.
“Dua ta distancojë vetën edhe njëherë, nuk mundet me ja lënë fëmijës tim dhe Kosovës edhe një luftë të ardhshme me qit asociacion. Mos të bëjmë me ia lanë edhe një bisht Kosovës”, ka thënë Berisha.