Berisha: Kush e ka autorizu Ridvan Muharremin me u marrë me rezerva?
Deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, e ka pyetur pushtetin lidhur me skandalin e vajit dhe rezervave shtetërore.
Ai ka kërkuar të di se kush e ka autorizuar Ridvan Muharremin të merret me këtë punë.
“Këtu u fol shumë e dëgjova shumë deputetë duke u menduar me u arsyetu pse nuk duhet hetim, bile ti i dhe zor fort. U mundova me të kuptuar edhe ty. E kam dëgjuar edhe këtë deputetin tjetër tu thanë që nuk janë vjedh 600 mijë, por 300 mijë. Hajnia e keqpërdorimeve është temë tjetër. Pse e përkrahi këtë hetim? Kallëzoni kush e ka autorizu Ridvan Muharremin? Pse u marrë ai me këtë punë? Kjo ka të bëj me sigurinë kombëtare. Pse po lypen certifikime e standarde. A janë respektuar procedurat? A kanë certifikim të sigurisë ministrja, akterët, Ridvan Muharremi. Pse u marrë ky me këtë punë? Nëse nuk përkrahet kjo, ju po doni me fsheh diçka. PIKË”, ka thënë Berisha.