Berisha: Labinot Tahiri i përgjigjët pozitivisht thirrjes në ndihmë të komunitetit egjiptian
Labinot Tahiri ndihmon komunitetin Egjiptian në lagjen “Ali Ibra” të komunës së Gjakovës me 5000 kg miell dhe 100 pako ushqimore higjienike. Kjo është bërë e ditur nga deputeti i Partisë Egjiptiane, Veton Berisha.“Pas kërkesës sime publike drejtuar ambasadave dhe organizatave vendore e ndërkombëtare për ndihmë komunitetit Egjiptian, i pari që është shprehur i gatshëm të më dal në ndihmë ishte miku im i çmuar ish-kolegu deputet me fondacionin e tij z. Labinot Tahiri. z. Tahiri sot gjatë ditës erdhi personalisht dhe ndihmoj gjithë familjet në lagjen “Ali Ibra-Kolonia” nga komuna e Gjakovës me miell, pako ushqimore dhe pako higjienike. Në emër timin dhe në emër të komunitetit Egjiptian e falënderoj nga zemra Labin për këtë humanizëm të treguar ndaj nesh”, ka thënë Berisha, duke shtuar se “Me këtë rast bëjë thirrje edhe njëherë tek të gjithë, edhe te qeveria, institucionet komunale , ambasadat edhe të gjitha organizatat dhe individ nga vendi dhe diaspora që të ndihmoj komunitetin Egjiptian për të tejkaluar më lehtë pandeminë Covid-19”.