Berisha largohet nga Fenerbahçe, kalon te Augsburgu
31 gusht 2022
| 11:45
Sulmuesi Mërgim Berisha është larguar zyrtarisht nga Fenerbahçe.
Berisha ka qëndruar vetëm një vit tek gjiganti turk dhe tani është rikthyer në Gjermani. Augsburgu ka fituar garën me skuadrat tjera gjermane për huazimin e Berishës, ku kanë paguar 400 mijë euro.
Ndërkohë klubi gjerman ka të drejtën e blerjes së futbollistit për katër milionë euro në fund të sezonit. Berisha tanimë është prezantuar nga klubi gjerman dhe ka marrë fanellën me numrin 11.
Ai pritet të debutoj me Augsburgun në fundjavë përballë Hertha Berlinit.