Berisha: Liga Kosovë-Shqipëri, ëndërr e realizuar për shqiptarët   

11 qershor 2020 | 13:29

Basketbollisti më i mirë në Kosovë, Dardan Berisha ka thënë se është e mirëpritur Liga e Përbashkët Kosovë-Shqipëri.

Kapiteni i “dardanëve” ka thënë se kjo ligë është një ëndërr e realizuar për të gjithë shqiptarët.

“Sigurisht se e përkrahim Ligën e Përbashkët ndërmjet Kosovës dhe Shqipërisë. Kjo është një ëndërr e realizuar për shumë shqiptarë. Besoj se kjo Ligë do të ishte shumë interesante dhe me interes për publikun mbarëshqiptar. Do të kishte rivalitet dhe do të ishte një risi e mirëseardhur për të gjithë ne”, ka thënë Berisha për faqen zyrtare të FBK-së.

(V.Z / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtori i Agjencisë për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale të Kosovës…