Berisha: Llumi i LV-së po devalvon çdo vlerë të shtetit të Kosovës

20 nëntor 2024 | 14:09

Sekretari i Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ia ka përmendur aferat korruptive qeverisë Kurti.

Ai ka vlerësuar se partia në pushtet po i devalvon vlerat e shtetit të Kosovës.

Berisha u ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës që të bashkohen kundër pushtetit aktual për ta shpëtuar Kosovën.

“Miliona euro të vjedhura përmes tenderëve njëburimor, vjedhje e rezervave shtetërore, shpërlarje e parave të Serbisë nga Martini, miliona ero të vjedhura në KEK nga Nagipi, miliona euro të vjedhura nga Naser Hafizi në ministrin e Liburnit, nga 100 mijë euro për militantët e regjimin në emër të grandeve nga PECI, koordinimi i Mimozës me kriminelin Radojçiq, janë disa nga aktivitet kriminale të qeverisë së Albinit, të cilës priten t’i shtohen edhe aferat seksuale nëpër zyra të institucioneve. Llumi i shoqërisë i cili është grumbulluar në LV, po devalvon çdo vlerë të shtetit të Kosovës, i cili është bërë me shumë mund e sakrifica. Bëhuni bashkë që ta shpëtojmë Kosovën tonë të dashur!”, ka shkruar Berisha.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, pas mbledhjes së qeverisë tha…