Berisha, lojtari më i mirë i xhiros së dytë në FIBA Europe Cup
25 dhjetor 2018
| 19:43
Dardan Berisha e ka marrë një lajm të shkëlqyeshëm nga FIBA.
Ylli i basketbollit në Kosovë është zgjedhur lojtari më i mirë i xhiros së dytë të fazës së dytë të grupeve në FIBA Europe Cup.
Basketbollisti i Z Mobile Prishtinës ka realizuar 17 pikë dhe gjashtë asistime, ndërsa fitoi 58 % të votave të tifozëve, duke i lënë pas vetes katër basketbollistë rivalë të klubeve të tjera.