Berisha: Lulzim Basha nuk mund të hyjë në ShBA
14 prill 2022
| 13:48
Ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha ka deklaruar se Lulzim Basha nuk mund të hyjë në ShBA.
Në një prononcim për mediat jashtë parlamentit Berisha ka deklaruar: “Pyeteni, për çfarë arsyeje u kthye nga Roma në Tiranë dhe nuk shkoi në SHBA? Për transparencë. Kush do shkonte para ligjit? Kjo ndodhte. Ndaj u kthye. Kur dalin politikanët para jush, ju duhet t’i pyesni. Mos të hezitoni. Kur u nis me Gjekmarkaj në Uashington. Gjekmarkaj shkoi dje apo sot. Ai u kthye. Ju duhet të pyesni se pse Edi Rama do të mbyllë dosjen e rusëve. Për mos të thënë pastaj për dosjen përvëluese për Toyota Yaris. Pyeteni pak. Nëse ka njeri që duhet të pyetet për afera konkrete pas Edi Ramës, është Lulzim Basha”.