
Berisha: LV-ja po përgatitet për zgjedhje të jashtëzakonshme
Anëtari i Kryesisë së Nismës Socialdemokrate, Zafir Berisha, ka vlerësuar se deklarimet e zyrtarëve të Vetëvendosjes pas ndërprerjeve të seancave janë përgatitje për zgjedhje të jashtëzakonshme.
Sipas tij, dështimet për moskonstituimin e Kuvendit janë të qëllimshme.
Berisha ka shkruar në “Facebook” se kjo çështje duhet të adresohet në Gjykatën Kushtetuese.
“GjykataKushtetuese i ka dhënë të drejtën ekskluzive partisë që del e para në zgjedhje, për me propozuar dhe zgjedh kryetarin e Kuvendit. Mirëpo nuk ka tregu, kur partia që ka dalën e para nuk e shfrytëzon këtë të drejtë (siç ndodhi sot) si duhet të veprohet!? D.m.th Gjykata Kushtetuese ka ende punë për t’i shpjeguar gjërat (nëse i kërkohet) sepse kemi klasë politike, që partin e kanë mbi shtetin. Përndryshe deklaratat e sektit të LV-së pas dështimit të qëllimshëm për të zgjedhën kryetarin e Kuvendit, janë parapërgatitje e analfabetëve të tyre për zgjedhje të jashtëzakonshme, me foret e vjetra…”, ka shkruar Berisha.