Berisha: Marrëveshja Kurti-Vuçiq e ngjashme me atë të Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiqit

28 gusht 2022 | 20:06

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka kërkuar që të publikohet marrëveshja për dokumentet e arritur në mes të kryeministrit Albin Kurti me presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

Ai ka thënë se derisa në opinion nuk ka një dokumente të nënshkruar, marrëveshjen Kurti-Vuçiq do ta quan të ngjashme me atë të Ahmet Zogut dhe Nikolla Pashiqit.

“Përderisa nuk ka në opinion një dokument të shkruar dhe të nënshkruar midis palëve në bisedimet Kosovë – Serbi me ndërmjetësimin e BE-së dhe të lehtësuar nga Escobari, e vlerësojë këtë ‘marrëveshje’ të ngjashme me marrëveshjen e Ahmet Zogut me Nikolla Pashiqin!  Pala ndërmjetësuese duhet ta publikojë tekstin e marrëveshjes ose duhet ta ndërpresë mashtrimin e opinionit.  Është joseriozitet, flasin për marrëveshje, pa tekstin e dokumentit! Ku po vemi?”, ka shkruar Berisha në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në praninë e dhjetëra aktivistëve dhe atdhetarëve nga Kosova, Kosova…