Berisha: Marshi për Drejtësi mesazhi i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga paslufta
Ish komandanti i UÇK-së në Zonën e Prizrenit, Zafir Berisha, ka thënë se Marshi për Drejtësi ishte mesazh i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës.
Postimi i plotë:
MARSHI PËR DREJTËSI ishte mesazhi i fuqishëm për propagandën dhe investimin e Serbisë që nga përfundimi i luftës, kundër vlerave themelore të shtetit të Kosovës, si dhe për Albin Zajednicën dhe trushpërlarët e tij si përçues të asaj propagande.
Prezenca e qytetarve sot në Prishtinë është treguesi më i qartë, se UÇK-së nuk i përket vetëm të kaluarës, par ajo është e sotmja dhe e ardhmja e këtij vendi.
UÇK-së dhe gjaku i derdhur për liri, është ADN e shtetit të Kosovës, prandaj nuk ka fuqi dhe padrejtësi që mundet me e gjyku, as edhe mostrumi politik në Hagë!.