Berisha: Me urdhrin e ‘naçallnikëve’ nga Beogradi veteranët e UÇK-së u përjashtuan nga paga minimale
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Hisen Berisha, ka thënë se me urdhrin nga Beogradi, deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje e kanë miratuar në lexim të dytë Projektligjin për pagën minimale, ku janë përjashtuar veteranët e UÇK-së.
Po ashtu, Berisha ka thënë se pushteti është koordinuar me Serbinë edhe për Institutin për Krimet e Luftës.
“Këto pa dyshim se janë rezultat i koordinimit të kësaj qeverie, të politikave qeverisëse, me eksponentët e krimit nga Beogradi. Pra, ky ligj ka për qëllim që përudhën e luftës për liri ta përkufizojë si përudhë e kryerjes së krimeve, pa e specifikuar se krimet e kryera nga kush”, ka shkruar Berisha në “Facebook”.
Postimi i plotë i Berishës:
“Mbetjet e Serbisë në Kosovë bashkëpunëtorë të Radojçiqit” u pa që s’mund ti ndal askush
Me urdhrin e ‘naçallnikëve’ nga Beogradi, kaluan në lexim të dytë edhe Ligjin për “pagën minimale”, ku në bazë të incizimeve janë koordinuar me Radojçiqin, përmes Simiqit, që të mos përfshihen Veteranët as në ligjin për pagat, as në pagën minimale.
Po ashtu, e kaluan në lexim të dytë edhe ligjin për themelimin e “Institutit për Krimet e Luftës”, me të cilin periudha hetimit fillon nga marsi ‘98 deri në dhjetor 2000.
Pra përkundër faktit se lufta ka përfunduar në qershor ‘99, kurse UÇK-ja është demobilizuar më 19 shtator ‘99, për t’ia faturuar UÇK-së dhe luftës për liri edhe vrasjet e pasluftës si krime lufte, dje përmbushën detyrimin armiqësor ndaj Kosovës.
Këto pa dyshim se janë rezultat i koordinimit të kësaj qeverie, të politikave qeverisëse, me eksponentët e krimit nga Beogradi.
Pra, ky ligj ka për qëllim që përudhën e luftës për liri ta përkufizojë si përudhë e kryerjes së krimeve, pa e specifikuar se krimet e kryera nga kush.
Ndërsa me Ligjin për pagën minimale dhe mospërfshirjen e kategorisë së veteranëve me ketë ligj, e bën me qëllim të shpërfytyrimit të tyre.
Por, një gjë duhet ta dinë bashkëpunëtorët e Radojçiqave e argatëve të Beogradit në ketë qeveri kuislingësh – mashtrues se po provokojnë dinjitetin e luftëtarëve, e kjo do sjell ditë të errëta për sojin e tyre, njëjtë si për paraardhësit e tyre të “bashkim vëllazërimit” në vitet 1998/99.