‘Berisha merr drejtimin e PD-së, ka rënë dakord me Bashën – ai nuk do të përjashtohet’

21 mars 2022 | 16:42

“Ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuara, por besoj se ka një lloj peshe, ka bisedime për të ndalur këtë fraksion dhe për të shkuar në bashkimin e PD-së. Me Bashën një hap pas dhe Berishën një hap para”.

Kështu është shprehur analisti dhe gazetari Artur Zheji, duke komentuar zhvillimet në PD. Sipas tij, Sali Berisha dhe  Lulzim Basha kanë rënë dakord dhe kryetari aktual nuk do të përjashtohet, madje ai do të lejohet të marrë pjesë në garën për drejtuesin e ri.

“Por, Basha do marrë pjesë në garën për kryetarin e PD”, ka thënë Zheji, duke paralajmëruar zhvillimet interesante.

“Berishës i duhej forcë sepse ka bindjen, se si i dorëhequr, si pensionist, ai ishte i zhurmshëm. Konsiderohej si mbret pa mbretëri. Ai do marrë pushtetin në dorë dhe do negociojë me amerikanët. Është drejt kurorëzimit të marrjes së pushtetit, do vijë si kryetar i PD. Ka shumë kryetarë të PD në hije, që do marrin bekimin e tij, por doktori e ka ndarë mendjen që kryetari do jetë vetë. Në planin personal, ka 3-4 takime në ditë në fushatë, në të gjitha zonat, në fshatrat më të humbura të Shqipërisë. Ai ka bërë një sforco personale të pabesueshme. Kjo është dhe një arsye se përse atë e kanë ndjekur. Për t’u kthyer te analiza ime: Doktori do kthehet si kryetar i PD-së. Ka filluar në dijeninë time, sipas fjalëve të pakonfirmuar, por besoj se ka një lloj peshe, bisedime për të ndalur këtë fraksion dhe për të shkuar në bashkimin e PD-së. Me Bashën një hap pas dhe Berishën një hap para. Por, Basha do marrë pjesë në garën për kryetarin e PD-së. Do kemi gjëra të reja, të çuditshme dhe shumë interesante”, është shprehur Artur Zheji në “Pikat mbi i”.

Zheji kujton miqësinë me Ramën: E mora në biçiketë dhe e dërgova te shtëpia  e mikeshës time - KRYESORE

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dhjetëra persona me sindromën down dhe qytetarë kanë marshuar në…