Berisha merr pjesë në takimin e OBD-së
16 dhjetor 2017
| 19:12
Një delegacion i Doganës së Kosovës, i udhëhequr nga drejtori i përgjithshëm, Bahri Berisha, morri pjesë në takimin e radhës së Këshillit të Organizatës Botërore të Doganave, i cili u mbajt në Bruksel.
Siç njofton Dogana e Kosovës, në këtë takim përveç çështjeve tjera të diskutimeve te interesit doganor të komunitetit botëror të doganave, u zgjodh nënsekretari i përgjithshëm i OBD-së, ku Kosova ishte pjesëmarrëse në këto zgjedhje, siç ishin edhe anëtaret tjerë të Organizatës Botërore të Doganave.
Përveç drejtori të përgjithshëm, në takim e OBD ishte prezent edhe ambasadori i Kosovës në Bruksel, Bernard Nikaj.